“Duhet të punojmë me uljen”, Raketa e SPACEX shpërthen në ulje sërish

04/02/2021 03:31

Një prototip i raketës Space X që kompania shpreson se një ditë do të udhëtoje drejt Marsit, u përplas në tokë dhe u përfshi nga flakët ndërsa përpiqej të ulej në tokë pas një fluturimi testues.

Dhe ky, ishte aksidenti i dytë i tillë, pas prototipit të fundit të Starship që pati një fat të ngjashëm në dhjetor.
“Ne patëm përsëri një fluturim të jashtëzakonshëm”, tha SpaceX, “thjeshtë duhet të punojmë pak më shumë me uljen”.

Themeluesi i kompanisë, Elon Musk, ishte si jo zakonisht i heshtur në median sociale pasi kishte njoftuar një natë më parë se do të largohej nga Twitteri për pak kohë.

Raketa e quajtur SN9, u nis në fluturim nga Boca Chica, në Teksas pasi administrata amerikane e aviacionit i dha dritën jeshile një ditë më parë. Raketa fiku më pas motorët kur arriti lartësinë e 10 kilometrave dhe më pas kreu një seri manovrash testueshe në pozicion horizontal. Në kohën kur tentoi të kthehej në pozicion vertikal për ulje, nisën problemet.

Ajo u ul shumë shpejt dhe në një kënd të gabuar. Në momentin që preku tokën pati një shpërthim të madh dhe raketa shpërtheu në flakë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA