Tensionet me SHBA-në, Venezuela miraton ligj me deri në 20 vite burg për pirateri dhe bllokada
Tre pilotë të garës Kombëtare të SHBA janë vrarë sot pas rrëzimit të helikopterit të tyre në Idaho.
Ata po fluturonin me mjetin tip UH-60 Black Hawk i cili u rrëzua mëngjesin e sotëm pranë malit Lucky Peak në Boise.
Gjenerali Michael Garshak, i Gardës Kombëtare tha: “Kjo është një humbje e madhe për Gardën Kombëtare të Idaho dhe komunitetin tonë. Mendimet e lutjet tona janë me familjet e të dashurit e të vrarëve, teksa ne punojmë për zbardhjen e tragjedisë”.
Garda Kombëtare tha: “Transmetuesi i emergjencës në bordin e mjetit ajror u aktivizua pak pas orës 08.00 dhe menjëherë nisën procedurat e zbulimit të aksidentit, në të cilat përfshiheshin grupe ajrore dhe tokësore kërkim shpëtimit. Shkaku i aksidentit ende nuk dihet dhe hetimet kanë nisur”.
Helikopteret Black Hawk jane nga mjetet me te perdorura te ketij lloji nga ushtria e SHBA që prej viteve 1970. Vitet e fundit jane shënuar disa aksidentet fatale te mjetit ne situata jashte luftimit.
Top Channel