Vaksinat anticovid/ Shehu: Pfizer s’ecën sipas qejfit, nuk ka asnjë kontratë

03/02/2021 22:25

Sigurimi i vaksinave anticovid ka shkaktuar një debat të fortë në Open mbrëmjen e sotme mes zv. ministrit të Shëndetësisë, Alber Nikolla dhe ish-ministrit të Shëndetësisë, Tritan Shehut.

Publikimi i kontratës së vaksinës me kompaninë ka sjellë debat të madh në vendin tonë, ndërsa ministria e Shëndetësisë vijon që ta mbajë të fshehtë. Shehu thotë se nuk ka asnjë kontratë mes vendit tonë dhe kompanisë së vaksinave.

Debati mes tyre:

Shehu: Italia tha se nëse Pfizer shkel kontratën ne do e hedhim në gjyq, nuk është e vërtetë se Pfizer ecën sipas qejfit. Kontratat janë të përcaktuara, ajo nuk është kontratë se nuk plotëson afatet kohore.

Nikolla: Unë jam marrë me kontratën e ti më thua ta shikoj.

Shehu: Nxirre pra.

Nikolla: Ka sekret profesional.

Shehu: Italia i nxori të gjitha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA