Studentët thonë se ndihen të pabarabartë përderisa lejohen grumbullime dhe seminare, ndërsa universitet qëndrojnë të mbyllur.

Pas diskutimit për seminarin që Ermal Mamaqi organizoi në kundërshtim me masat anti covid, studentët folën për “Shqipëria live”. Studentja e logopedisë thotë se kanë qenë mirëkuptues për të zhvilluar mësimin online, por nëse lejohen organizime të tjera nuk është e drejtë. “Studentët janë treguar mirëkuptues po për sa kohë vazhdojnë takimet e tjera duhet që të vazhdojë edhe mësimi në auditore. Sidomos provimet online janë shumë problem, po diskriminohen studentët”.

Aureli, student në shkencat politike tregon se studentët kanë nisur një peticion për hapjen e universiteteve. “Peticioni tashmë ka arritur 10 mijë e 100 firma. Studentët duan pjesëmarrje për seminare, praktika dhe laboratorë, e kemi përjashtuar leksionin. Nuk e kuptojmë ku është problemi, kur të tjerët bëjnë organizime.

Është vendim i njëanshëm. Kur janë baret, kafet, urbanet, gjimnazet, pse qenka problemi vetëm me studentët?! Nëse auditorët do të ishin hapur, studentët nuk do të ishin duke ndenjur nëpër kafe”.

Sipas pedagogut Rezart Prifti, studentët kanë të drejtë të jenë të indinjuar sepse nuk po trajtohen si të barabartë me të tjerët.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA