Refuzimi i vaksinës ruse nga kryeministri Edi Rama ka hapur debatet në studion e Open.
Më herët kryeministri Edi Rama është shprehur se nëse BE do të ndryshojë qëndrim ndaj vaksinës ruse atëherë edhe Shqipëria do ta rishikojë pozicionin e saj.
Avokat Spartak Ngjela tha në Open se ky ishte një vendim i drejtë i Ramës, pasi Rusia është një shtet i madhe dhe vendi ynë, siç tha ai nuk i ka kapacitet ta kontrollojë.
“Duhet të kuptojmë se ç’është kryeministri këtu, ka përgjegjësi, ndaj aktit të vetë. Se detyrojmë dot të mbajë përgjegjësi me kërkesë tonën, ka përgjegjësi për shëndetin dhe stabilitetin e vendit.
Ai foli normal, kur ta pranojë BE, shumë mirë ,se ne nuk kemi kapacitete të kontrollojmë Rusinë, s’kemi laboratore që të bëjmë verifikime, më ca do e kontrollojmë ne me Noc Rrokun e spitaleve tona.
Ne s’kemi marrëdhënie të mira me Rusinë, madje ai duhet të thoshte që se marrim dhe pikë.
Kush do e mbajë përgjgjësinë? Ta kuptojmë tani se ç’do të thotë shtet, akti kryeministror ka përgjegjësi të madhe.
Rama mua më duket shumë i qartë, se e tha BE nuk e ka pranuar në mënyrë shkencore”, tha Ngjela në Open.
Top Channel