Sigurimi i vaksinave është tema më e rëndësishme në të gjithë botën, ndërsa vijon lufta e ashpër kundër COVID-19.
Ekspertja e PD për Shëndetësinë, Liljana Ramasaço ka treguar disa detaje në lidhje me planin e Covax në shpërndarjen e vaksinave në vendin tonë, duke iu drejtuar zv. ministrit të Shëndetësië, Albert Nikolla se nuk dinte asgjë. Ndërsa mbante në dorë planin e kompanisë së vaksinave, Covax ajo tha se në tre mujorin e parë do të vijnë 21.220 doza.
Debati në studio mes tyre:
Ramasaço: Nuk ka asnjë dokument dhe strategji dhe të bërë të njohur nga ana e ministrisë së shëndetësisë. Sot është bërë plan i Covax, në tre mujorin e parë do të vijnë 21.220 doza. Unë po të tregoj planin e Covax dhe jo planin tonë.
Nikolla: Nga vijnë këto, ne s’kemi kontratë.
Ramasaço: I tregon Covax, ajo e bën shpërndarjen.
Nikolla: Për 14 muaj 2milionë e 400 mijë shqiptarë
Ramasaço: 3.3% të popullsisë 6 muajt e parë të vitit.
Nikolla: Ti nuk di shumë gjëra.
Ramasaço: Unë di më shumë se ty, ti nuk di jo unë.
Top Channel