COVAX ka nxjerrë planin paraprak të shpërndarjes së 96 milionë dozave të vaksinës kundër COVID të AstraZeneca.
Sipas këtij plani, Shqipëria prite të marrë 141600 doza të vaksinës AstraZeneca. Në Open Albert Nikolla zv ministër i Shëndetësisë, tha se lëvrimi i vaksinave Astrazeneca do të nisë në shkurt.
“Tritani bën dezinformim publik, se thotë s’është në parametra europiane. Me covax është futur dhe Pfizer. Sapo më erdhi lajmi që në shkurt fillojmë lëvrimin me Astrazeneca, përveç kësaj kemi dhe pfizer dhe veç”, tha ai.
Gjergji Koja: Situata në Shqipëri s’është aspak më keq se në vendet e tjera. Në shkurt do vijnë 40 mijë doza të Pfizer. Do vazhdojmë vaksininim e mjekëve dhe të moshuarve. Do vijnë dhe vaksina nga një marrëveshje bilaterale me Astrazenecën direkt.
Top Channel