Mario Draghi ka pranuar të marrë postin e kryeministrit të Italisë dhe pritet që të formojë qeverinë e re.
Ai u prit nga presidenti Sergio Mattarella ditën e sotme dhe zhvilloi një takim që zgjati rreth një orë e 10 minuta, njoftojnë mediat italiane.
Në përfundim të saj, u shpreh: “Falenderoj Presidentin e Republikës për besimin që më ka dhënë. Është një moment i vështirë. Triumfi përballë pandemisë dhe përfundimi i fushatës së vaksinimit janë sfidat me të cilat do të përballem. Ne kemi mundësinë të përdorim burimet e vëna në dispozicion nga BE. Unë besoj se nga konfrontimi me palët dhe grupet parlamentare, dialogu me forcat shoqërore mund të sjellin unitet dhe bashkë me të mundësinë e dhënies së një përgjigje pozitive ndaj kërkesës së Presidentit të Republikës për të drejtuar një qeveri të re”.
Kujtojmë se para disa ditësh, Conte paraqiti vendimin për të dhënë dorëheqjen para presidentit Mattarella.
Giuseppe Conte është përballur me kritika të mëdha për trajtimin e bërë pandemisë së koronavirusit prej të cilës kanë humbur jetën më shumë se 85,000 italianë. Giuseppe Conte, kryeministër që nga viti 2018, i mbijetoi një mocioni mosbesimi. Votimi u thirr ish-kryeministri Matteo Renzi, i cili e tërhoqi partinë e tij nga koalicioni.
Top Channel