Kriza politike në Itali, presidenti Mattarella i kërkon Mario Draghi-t të formojë qeverinë

03/02/2021 07:47

Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella ka thirrur ish-shefin e Bankës Qendrore Evropiane Mario Draghi në një takim, pasi njoftoi se ai dëshiron formimin e shpejtë të një qeverie jo-politike për të udhëhequr Italinë gjatë pandemisë së korona virusit.

Duke iu drejtuar kombit të martën në mbrëmje, Presidenti Sergio Mattarella tha se negociatat për të krijuar një qeveri të re nga koalicioni i shembur i Kryeministrit Giuseppe Conte kishin dështuar.

Mattarella tha se Italia nuk mund të përballojë zvarritjen përmes një fushate disa mujore dhe zgjedhjeve të parakohshme parlamentare gjatë një në këto kohë të vështira të pandemisë. Ai u bëri thirrje të gjitha partive politike në Parlament për të mbështetur formimin e asaj që ai e quajti një qeveri jo-politike.

Mattarella nuk tha te kush mund të trokiste për të udhëhequr atë qeveri. Por ka të ngjarë të jetë dikush shumë i respektuar dhe i konsideruar nga partitë si individ që qëndron përtej grindjeve politike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA