
Danimarka njoftoi se ka zgjatur afatin e pezullimit të fluturimeve drejt Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA).
Ministri i Transportit, Benny Engelbrecht tërhoqi vëmendjen se rastet me koronavirusin e ri (COVID-19) në Dubai janë rritur dhe se klubet e natës janë mbyllur pjesërisht. A shtoi se këtë çështje nuk mund t‘ia lënë fatit dhe njoftoi se për këtë arsye është zgjatur ndalesa e zbatuar për fluturimet me EBA-në.
Ai tha se zbatueshmëria në fjalë është zgjatur deri kur të hyjë në fuqi ligji i Danimarkës për detyrimin e paraqitjes së testit PCR për ata që vijnë nga jashtë ose që kjo ndalesë mund të zgjasë jo më shumë se një javë.
Ministria e Transportit të Danimarkës më 22 janar njoftoi pezullimin e fluturimeve me EBA-në për 5 ditë. Po ashtu ministria më 26 janar tha se ndalesa është zgjatur deri më 2 shkurt.
Në një deklaratë nga ministria ishte njoftuar se një vendim i tillë ishte marrë mbi dyshimin për parregullsi në testet për COVID-19 në qendrën turistike në Dubai.
Top Channel