Një tjetër pemë, për një tjetër mjek që na mori Covid 19 është mbjellë këtë të hënë në parkun kombëtar pranë liqenit artificial.
Pikërisht sot kur do të mbushte 49 vjeç në respekt të mjekut otorinolaringolog Dr. Bledi Nini është mbjellë një peme nga kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj dhe familjarë të tij.
Veliaj: Jam shumë i prekur dhe i emocionuar që, së bashku me Vangjelin dhe dy djemtë e tij, me familjarët e mjekut fantastik Bledi Nini, i cili sot do të mbushte 49 vjeç, mbollëm një pemë për të përkujtuar sakrificën e mikut tonë, emrin e tij të mirë, kontributin që dha për shoqërinë tonë, si në Vlorë, ashtu edhe në Tiranë. Bledi vërtet jetoi pak, por ndihmoi pafund njerëz.
Janë 31 një mjekë të cilët u prekën nga Covid 19 dhe që e humbën betejën për të, por ndërkohë nuk kursyen asnjë sekondë për të ndihmuar pacientët e tyrem
Veliaj: Kjo ishte një betejë, e cila u luftua në vijën e parë nga bluzat e bardha, nga ata njerëz që i kemi menduar si prapavijë, por jeta e solli që në këtë sfidë ata të ishin në vijën e parë të luftës, për të na mbrojtur ne të tjerëve. Jam shumë mirënjohës për jetën dhe kontributin e Bledit, por edhe të atyre dhjetëra mjekëve që, në këtë betejë të paprecedentë të këtij shekulli, lanë jetën e tyre, si shërbëtorët dhe luftëtarët kryesorë të kësaj beteje.
Dhe jo vetëm familjarët e tij dhe të gjithë pacientët dhe të afërm të tyre që Dr Bledi i ndihmoi por edhe të gjithë qytetarët që frekuentojnë parkun Kombëtar do ta kujtojne Dr Bledin gjithmonë.
Top Channel