Gjermania refuzon apelin e Greqisë për shitjet e nëndetëseve te Turqia

01/02/2021 18:41

Gjermania ka refuzuar së fundmi një apel të dytë të Greqisë për ngrirjen e shitjeve të nëndetëseve ushtarake te Turqia.

Disa zyrtarë grekë duke përfshirë dhe ministrin e jashtëm Nikos Dendias dhe atë të mbrojtjes Nikos Panagiotopoulos kishin kërkuar ndalim të shitjeve madhore ushtarake prej kontradiktave mes dy vendeve fqinje.

Një kërkesë e tillë ishte bërë gjatë një tele-konference mes Panagiotopoulos dhe homologes së tij gjermane Annegret Kramp-Karrenbauer.

Por mediat greke citonin Kramp-Karrenbauer të kishte thënë se ” programi i ndërtimit dhe shitjes së gjashtë nëndetëseve tip 214 me Turqinë nuk mund të ndalohet pasi kompania ndërtuese Thyssen është e lidhur me kontratë prej vitit 2002.”

Greqia e zotëron tashmë këtë tip nëndetëeje, çka i jep flotës së saj një avantazh strategjik në balancën delikate të fuqisë në detin Egje.

Por shitjet e pritura të Gjermansië për Ankaranë e prishin këtë balancë, shkruajnë mediat greke, duke shkaktuar tensione të tjera të mundshme në Mesdhe.

Kërkesa ka hasur në kundërshtimin e kompanive nga disa vende anëtare të BE për kontratat shumë-miliardëshe të nënshkruara me forcat e armatosura turke.

Më herët ministri i jashtëm gjerman Heiko Maas ka thënë: “Kërkesa për embargo të armëve ndaj Turqisë nuk më duket strategjike pasi vendi është një anëtar i aleancës së NATOs. Ne e pamë se si aleati ynë në  NATO,Turqia bleu lehtësisht raketa nga Rusia pasi nuk arriti t’i merrte nga SHBA”.

Kancelarja gjermane Angela Merkel gjithashtu refuzoi në dhjetor thirrjet e Greqisë për embargo armësh ndaj Turqisë, duke thënë se kjo cënonte përkushtimin e Gjermansië ndaj vendeve aleate në NATO.

FOTO GALERI
1/3
Gjermania ka refuzuar së fundmi një apel të dytë të Greqisë për ngrirjen e shitjeve të nëndetëseve ushtarake te Turqia.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA