
Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj ishte në Kavajë.
Veliaj tha se me heqjen e taksës dhe akcizës për naftën, bizneset fermere tashmë mund të investojnë për të zgjeruar aktivitetin e tyre. “Dua ta përdor këtë mundësi për të ftuar të gjithë fermerët, sidomos të zonës së Kavajës, Rrogozhinës, Vorës, që të aplikojnë edhe për projekte të AZHBR-së, sidomos tani që i kemi hipotekuar edhe ndërtesat, edhe stabilimentet, si dhe të aplikojnë për kartën e naftës falas. Praktikisht, sot nafta shkon gjysmë për gjysmë; gjysma e asaj që paguhej për naftë mund të kthehet në investim,” u shpreh Veliaj.
Ndërsa, Etjen Xhafaj, i deleguar i Partisë Socialiste për Kavajën tha se rritja e një biznesi sjell benefite indirekte edhe për mijëra familje të tjera fermere, që e lidhin prodhimin e tyre të vogël me to.
Top Channel