175 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar në Maqedoninë e Veriut gjatë 24 orëve pas 1,733 testimeve.

Rastet janë në Shkup – 90, Kavadar – 15, Tetovë – 11, Kumanovë – 7, Ohër – 6, Kratov – 6, Dibër – 5, Gostivar – 4, Prilep – 4, Strumicë – 4, Resnjë – 4, Veles – 3, Strugë – 3, Manastir – 2, Gjevgjeli – 2, Vinicë – 2, Shtip – 1, Berovë – 1, Kërçovë – 1, Negotinë – 1, Dellçevë – 1, Krushevë – 1, Sveti Nikollë – 1.

Fatkeqësisht 7 persona ndërruan jetë, 2 pacientë nga Shkupi (85 dhe 43), dhe nga një në Ohër (83), Shtip (79), Tetovë (67), Berov (80) dhe Veles (74). Të 7 pacientët vdiqën në spital. Deri më tani janë kryer gjithsej 456.341 teste për Covid-19.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA