60-vjeçari nga Kavaja bie në kontakt me rrymën
31/01/2021 21:19
Një 60-vjeçar nga Kavaja ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe ndodhet në spital.
T. K. ka qenë në banesën e tij kur ka rënë në kontakt me rrymën. Akoma nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.
Kavajë/Informacion paraprak
Me datë 31.01.2021, në fshatin Greth, Kavajë, shtetasi T. K., 60 vjeç, në banesën e tij ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Top Channel