U ekzekutua me pesë plumba në Greqi, dorëzohet në polici autori i vrasjes së 27-vjeçarit shqiptar

30/01/2021 14:52

Autori i vrasjes së 27-vjeçarit shqiptar Mario Metaj në Patras të Greqisë është dorëzuar në polici.

Ngjarja ndodhi para pesë ditësh, por autori 27-vjeçar u paraqit në polici në praninë e avokatit të tij rreth orës 12:00 të mesditës, raportojnë mediat greke.

Viktima Mario Metaj, 27 vjeç, u ekzekutua me pesë plumba në kryqëzimin Kourtesis, në Patra dhe dyshohet se është një përplasje mes bandave shqiptare.

Kujtojmë se viktima ka qenë duke lëvizur me automjetin e tij ku një makinë tjetër i ka prerë rrugën duke shkaktuar edhe një aksident. Më pas autorët që dyshohet se kanë qenë të paktën dy persona kanë qëlluar ndaj tij duke e lënë të plagosur rëndë. Ai është transportuar për në spital por nuk ka mundur tu mbijetojë plagëve të marra.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA