Policia në Japoni kanë arrestuar dje një grua pasi zbuluan në frigoriferin e saj trupin e nënës së vdekur.
48 vjeçarja Yumi Yoshino, thotë se kishte gjetur të vdekur nënën e saj para dhjetë vjetësh dhe e kishte fshehur pasi nuk dëshironte ta largonte nga shtëpia, shkruanin mediat në Tokio duke cituar burimet e policisë.
Policia tha se në trupin e të ndjerës nuk kishte shenja të dukshme plagësh.
Autoritetet nuk kishin përcaktuar ende kohën dhe shkakun e vdekjes së gruas. Trupi raportohej se ishte gjetur nga një pastruese pasi zonja Yoshino ishte detyruar të dilte nga apartamenti prej mangësive në pagesën e qerasë. Policia tha se trupi ishte përkulur dhe futur në grirëse.
Yoshino u arrestua të premten në një hotel në Chiba, pranë Tokios.
Top Channel