Mesazhe të rëndësishme po jepen në konferencën “Kostot e demokracisë” nga përfaqësuesit ndërkombëtarë për zgjedhjet e 25 prillit.
Ish ambasadori britanik Duncan Noman tha se është e rëndësishme që zgjedhjet të zhvillohen në mënyrë të drejtë pasi është një hap më tej për integrimin e vendit: zgjedhjet e 2021 do jenë sfiduese,jetike dhe një hap drejt integrimit, Partitë politike kanë mungesë besimi ndaj njeri tjetrit por dhe njerëzit te ata.
Ambasada britanike ka një paketë që nxit transparencën dhe besueshmërinë që ndihmon Shqipërinë dhe të sigurojë që zgjedhjet të jenë më të mira, dhe s’skam dyshim që do ta arrijmë së bashku me partnerët tanë.
Prezenca e OSBE/ODHIR: Zgjedhjet po vijnë shpejt, me shumë rëndësi për Shqipërinë dhe rrugën e saj dhe jam e kënaqur që shoh Celibashin mes jush, si prezencë e OSBE i mbështesim proceset reformuese, do mbështesim dhe grupet jo shumë të përfaqësuara, trajnuar gazetarët për të siguruar raportime të mira për ata që duan të kenë info. Do ketë një mision me siguri vëzhgimi ndërkombëtar, po e shohim këtë.
Si dhe për rregullat e keqpërdorimit të burimeve shtetërorë, dua të bëj të qartë se nuk jemi përfshirë në çështjet e financimit, por jam e interesuar të dëgjoj nga jua disa nga temat se këto zgjedhje do jenë të drejta dhe demokratike dhe do çojnë në një qeverisje të mirë.
Top Channel