Musk përdor një pyetje për të zbuluar nëse kandidatët gënjejnë në një intervistë pune

28/01/2021 19:42

Elon Musk, një nga njerëzit më të pasur në botë, zbuloi një herë se si zbulon nëse dikush po e gënjen në një intervistë për punë.

Metoda e tij është konfirmuar nga shkenca.

“Më tregoni për problemet më të vështira që keni punuar dhe si i keni zgjidhur ato”, është detyra që Musk vendos për kandidatët në intervistat për punë.

“Njerëzit që e kanë zgjidhur me të vërtetë këtë problem e dinë saktësisht se si e zgjidhën atë. Ata mund të përshkruajnë edhe detajet më të vogla,” tha Musk në Samitin e Qeverisë Botërore 2017.

Metoda e tij mbështetet në idenë se dikush që bën një pretendim të rremë i mungon aftësia për ta mbështetur bindshëm atë. Kjo është arsyeja pse ai dëshiron t’i dëgjojë ata duke folur hap pas hapi për mënyrën se si kanë punuar në zgjidhjen e një problemi.

Një studim i botuar në Journal of Applied Research in Memory and Cognition vitin e kaluar zbuloi disa mënyra për të zbuluar gënjeshtarët, duke përdorur një teknikë të intervistës për punë që mbështet efektivitetin e asaj që Elon Musk ka bërë për vite me radhë, shkruan CNBC.

Një teknikë e tillë, e quajtur menaxhim asimetrik i informacionit, është krijuar për t’i siguruar të akuzuarit mjete për të provuar pafajësinë ose fajësinë e tij ose të saj para hetuesit duke përdorur informacione të hollësishme.

“Detajet e vogla janë ‘gjaku’ i hetimeve mjeko-ligjore dhe mund t’u sigurojnë hetuesve informacione kyçe për të verifikuar, si dhe dëshmitarë që ata mund të marrin në pyetje”, thonë autorët e studimit.

Ata gjithashtu theksuan që ekzaminuesit duhet t’u japin të anketuarve udhëzime të qarta se, “nëse ata japin deklarata më të hollësishme në lidhje me ngjarjen për të cilën po pyeten, atëherë hetuesit do të jenë në gjendje të zbulojnë më lehtë nëse po thonë të vërtetën apo gënjejnë.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA