Singapori ka hedhur edhe një hap përpara drejt një rrjeti të transportit publik ka shofer, me lancimin e autobusëve të rinj vetëlëvizës, që janë në fazë testimi aktualisht.
Qytet-shteti aziatik, i rregullt dhe high tech, është bërë një vend testimi për mjetet pa shofer dhe ka zhvilluar edhe një teknologji të tijën pavarësisht se fton kompanitë e huaja për të testuar teknologjitë e tyre.
Për tre muaj, autobusët autonomë do të testohen në Singapor, me pasagjerët që do të paguajnë për përdorimin e tyre dhe ky konsiderohet një hap i madh përpara drejt ambicjes finale, krijimin e një rrjeti transporti publik pa drejtues. Pasagjerët mund të prenotojnë udhëtimin në orët e pikut të trafikut, përmes një aplikacioni dhe bileta kushton vetëm 0.15 dollarë. Mjeti i dërgon ata mes një stacioni metroje dhe stacioneve përreth parkut të shkencave në Singapor, një qendër biznesi high tech.
Top Channel