Amerikanët me ngjyrë dhe latino-amerikanët po vaksinohen në shkallë më të ulët kundër COVID-19, sesa amerikanët e bardhë.
Ky përfundim erdhi pas një analize të CNN, e cila përfshin të dhëna nga 14 shtete. Analiza zbulon se vaksinimet janë dy herë më të larta në mesin e amerikanëve të bardhë krahasuar me afro-amerikanët dhe latino-amerikanët.
Ndërsa më shumë se 4% e popullsisë së bardhë janë vaksinuar, sipas analizës, vetëm 1.9 për qind e afro-amerikanëve dhe 1.8 për qind e latino-amerikanëve janë vaksinuar.
Më herët gjatë ditës, presidenti Joe Biden tha se amerikanët me ngjyrë dhe latino-amerikanët po vdesin gati tre herë më shumë nga COVID-19 sesa amerikanët e bardhë.
“Nuk është faji i amerikanëve të bardhë, por është thjesht një fakt. Ndërsa amerikanët tani e dinë këtë, veçanërisht amerikanët e rinj“, tha Biden në një konferencë për media.
Që nga mesi i dhjetorit, SHBA ka shpërndarë gati 44.4 milionë doza të vaksinës ndërsa 23.5 milionë doza janë dhënë, sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).
Që nga e marta, SHBA ka raportuar më shumë se 425 mijë vdekje të lidhura me virusin dhe mbi 25.4 milionë raste që nga shkurti i kaluar.
Top Channel