Operojnë në zona pa mbulim interneti, ja procedurat që duhen ndjekur nga tatimpaguesit

27/01/2021 17:40

Nga data 1 Janar 2021, bizneset i janë nënshtruar një mënyrë të re të raportimit pranë Tatimeve si pjesë e procesit të Fiskalizimit që nisi me hyrjen e vitit 2021 me transaksionet pa para në dorë midis tatimpaguesve dhe organeve publike.

Për transaksionet pa para në dorë ndërmjet tatimpaguesve, efektet e këtij ligji fillojnë më 1 korrik 2021. Ndërsa, për transaksionet me para në dorë nga tatimpaguesit, pavarësisht përgjegjësisë tatimore apo qarkullimit vjetor të realizuar, efektet e këtij ligji fillojnë më 1 shtator 2021.

Për të gjithë tatimpaguesit që operojnë në zona pa mbulim internet duhet të ndjekin këto procedura:

  • Tatimpaguesi që operon në një zone pa mbulim internet duhet të njoftojë administratën tatimore për pamundësinë e krijimit të një lidhje elektronike (internet) për shkëmbimin e të dhënave me sistemin e informacionit të administratës tatimore në vendet e ushtrimit të veprimtarisë së biznesit të vendosura në zonë pa lidhje të përhershme në internet.
  • Para njoftimit, tatimpaguesi që lëshon fatura duhet të kontrollojë disponueshmërinë e shërbimit të hyrjes në internet për vendet e ushtrimit të veprimtarisë së biznesit në të cilin ai kryen veprimtarinë ose një pjesë të veprimtarisë,
  • Njoftimi do të bëhet përmes platformës qendrore të faturave ose nëse tatimpaguesi që lëshon fatura nuk mund të hyjë në atë platformë, përmes formularit “Informacione për vendin e ushtrimit të veprimtarisë së biznesit”, që do të dorëzohet në zyrën vendore përgjegjëse të administratës tatimore, sipas vendit për ushtrimin e veprimtarisë së biznesit ose vendbanimit të tij, të paktën 24 orë para fillimit të lëshimit të faturave në atë vend të ushtrimit të veprimtarisë së biznesit.
  • Administrtata timore nga ana e saj do të bëjë verifikimin e saktësisë së pretendimeve bazuar në të dhënat zyrtare të përcjella nga AKEP. Nëse konfirmohen pretendimet e tatimpaguesit se ne zonën ku ai operon nuk ka mbulim internet, Administrata tatimore lëshon një konfirmim në formë elektronike, i cili do të ruhet në platformën qendrore të faturave në llogarinë personale të tatimpaguesit dhe me kërkesën e tij/saj të dërguar në postën elektronike të tij/saj, të deklaruar në formularin e aplikimit, me një periudhë vlefshmërie prej një viti. Pas një viti, tatimpaguesi duhet të përsërisë procedurën e njoftimit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA