Mbretëri e Bashkuar, 1.725 të vdekur nga COVID-19 gjatë 24 orëve

27/01/2021 19:39

Mbretëria e Bashkuar sot regjistroi 1.725 vdekje të lidhura me koronavirusi.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve për shkak të koronavirusit të ri në Mbretërinë e Bashkuar tani qëndron në 101.887, treguan të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë, me çka Britania vazhdon të mbetet vendi me më së shumti vdekje të raportuara nga COVID-19 në Evropë.

Shifrat qeveritare treguan gjithashtu se 25.308 raste të reja me COVID-19 janë zbuluar në vend gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar totalin në 3.715.054.

Ndërkohë, numri i personave që kanë pranuar dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19 ka arritur në 7.164.387, kurse 474.156 prej tyre kanë marrë edhe dozën e dytë.

Në spitalet e vendit vazhdon trajtimi i 37.605 pacientëve, prej të cilëve 3.961 gjenden në kujdes intensiv.

Gjatë 24 orëve të kaluara janë kryer 596.845 teste, me çka numri i përgjithshëm i testeve ka shkuar në 67.040.373.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA