Një emigrant shqiptarë në Londër është dënuar për plagosjen me thikë të një të riu 20 vjeçar pas një sherri për çështje parash në qendër të Londrës.

Top Channel duke iu referuar mediave angleze, raporton se  Klaudio Kacubaj, 27 vjeç banues në Leeside Crescent, NW11 është dënuar paraditen e kësaj të mërkure me 4 vite e 6 muaj burg.

Ai u gjet fajtor për vrasje me dashje dhe mbajtje të thike luftarake, ngjarje e ndodhur më 14 Shtator 2020.

Policia u telefonia rreth orës  02:55hrs dhe mori njoftimin se një I ri ishte plagosur rëndë  në qendër të Londrës në Leicester Square, WC2.

Gjykatës iu tha se  Kacubaj u përfshi në një sherr me viktimën 20 vjeçar dhe pasi e vendosi pas murit e goditi disa herë më thikë në kurriz e më pas u largua me shpejtësi.

Incidenti u pa nga një punonjës policie i cili atë moment nuk ishte me shërbim por u përfshi në ndalimin e shqiptarit deri në mbërritjen e kolegëve të tij.

Nga kontrolli i  zonës u gjet thika me të cilin Klaudio Kacubaj kreu krimin.

Oficerja e policisë  Constable Laura Harcombe,  nga Central West Basic Command Unit, e cila hetoi këtë krim tha:

“Viktima ishte me fat duke mos marrë plagë edhe më të rënda dhe shpresoj se masa e dënimit dhënë agresorit  do të jetë deri diku ngushëlluese për të dhe duke çuar mesazhin se të tilla krime ne nuk i tolerojmë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA