Çështja e rigjykimit të Arben Grorit, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Naim Zyberit, i ka kaluar Gjykatës së Elbasanit ditën e sotme.
Pasi hedhjes së shortit, çështja do të trajtohet nga gjyqtarja Enkelejda Kapedani. Për Grorin është vendosur rigjykim, por disa gjykata po shpallin moskopetencë dhe askush nuk po e gjykon për veprën që ka kryer.
Çështja e tij ka disa muaj që gjendet në gjykatën e Tiranës dhe deri më tani Grori ka kërkuar dorëheqjen nga gjykimi të dy gjyqtarëve. Në shortin e hedhur më 21 janar u caktua si gjyqtar i çështjes, Ardian Kalija.
Gjyqtari i parë që i kishte rënë çështja Grori u përjashtua nga gjykimi pas kërkesës së të dënuarit të përjetshëm.
Gjyqtari Erjon Bani u përjashtua nga gjykimi kur ishte drejt përfundimit të marrjes së vendimit, pasi Grori kishte kërkuar rishikim dhe kërkon t’i kthehet dënimi me 25 vjet burgim.
Gjyqtari në atë kohë kundërshtoi kërkesën për përjashtim por nuk u pranua, më pas u rihodh shorti dhe çështja i ra Bedri Qorit i cili dha dorëheqjen.
Arben Grori, është dënuar me burgim të përjetshëm në vitin 1999 nga Gjykata e Pestë Penale e Milanos në Itali, vendim që u njoh dhe u la në fuqi më pas dhe nga Gjykata e apelit, po në Milano. Grori u gjet fajtor për vrasjen e Zyberit, në një spital në Milano, ku ndodhej i shtruar. Grori e bënte fajtor Naim Zyberin për vrasjen e të vëllait, Artur Grori. Vendimi i fajësisë dhënë nga drejtësia italiane ndaj Grorit, është njohur më pas nga gjykatat shqiptare dhe prej shumë vitesh, ai ndodhet prapa hekurave.
Top Channel