Varianti i ri i koronavirusit ka mbërritur në Maqedoninë e Veriut. Ai u zbulua tek një 46 vjecar, I cili tashmë është shëruar.

Njoftimin e bëri vetë Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe. Virusi u zbulua në spital gjatë analizës së kampioneve nga muaji janar. Burri rrëfeu nuk ka pasur asnjë kontakt me njerëz që vinin nga përtej kufijve dhe nuk ka udhëtuar as vetë jashtë Maqedonisë së Veriut.

“Pacienti iu nënshtrua një testi të shpejtë i cili e nxorri pozitiv.

Paskësaj u paraqit për një ekzaminim në një spital privat ku iu nënshtrua një testi PCR i cili ishte pozitiv dhe pacienti u shtrua menjëherë në spitalin privat.

Në 15 janar, bëri dhe një test të tretë që po ashtu rezultoi pozitiv”, thuhet në raportin e Institutit të Shëndetit Publik. Tani, 46 vjeçri rezulton më në fund i shëruar. Sipas informacionit që laboratori i ka dërguar Ministrisë së Shëndetësisë, të gjitha mutacionet që përcaktojnë llojin britanik janë identifikuar në izolimin e këtij pacienti.

Maqedonia e Veriut regjistroi gjatë 24 orëve të fundit 9 viktima me COVID-19 dhe 394 të infektuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA