Rreziku nga mungesa e pritave/ Gërryerjet në brigjet e lumit të Drojes dëmtojnë urën! Në Lezhë 880 ha toka nën ujë

26/01/2021 15:38

880 ha tokë bujqësore ndodhen nën ujë në qarkun e Lezhës si pasojë e reshjeve intensive të shiut konkretisht 750 në Lezhë dhe 130 ha tokë bujqësore në Kurbin.

Lumenjtë Drini Mati dhe Gjadri janë në nivele mjaft të larta por fatmirësisht nuk kanë dalë nga shtrati i tyre. Një situatë tepër problematike paraqitet në lumin e Drojës ku pamjet tregojnë mjaft qartë e sasinë e madhe që është.

Gjithashtu nuk kanë munguar dhe problematikat ndërsa sipas banoreve të kësaj zone kjo ndodh nga mungesa e pritave.

Lumi është tepër i rrëmbyeshëm dhe tepër i frikshëm , banorët tregojnë se rrezikohen edhe banesat pranë tij. E gjithë gërryerja që shihet  në afërsi të urës ka ndodhur gjatë ditëve të fundit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA