Një shofer ka aksidentuar të moshuarën 87-vjeçare dhe është larguar menjëherë nga vendi. E moshuara ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Andon Zako Çajupi”. Sipas policisë shoferi me iniciale E.Ç. ka përplasur këmbësoren me iniciale B.S. 33-vjeçari është arrestuar më vonë nga polica, e cila po punon për zbardhjen e poltë të ngjarjes.
E moshuara po merr trajtimin shëndetësor në spital.
Po ashtu, policia njofton se sot janë arrestuar edhe 2 shoferë të tjerë, pasi të dy drejtonin makinën në gjendje të dehur.
Njoftimi i policisë:
Arrestohen në flagrancë dhe 3 drejtues mjetesh.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
Ç., 33 vjeç, pasi në rrugën “Andon Zako Çajupi”, ka aksidentuar dhe më pas është larguar nga vendngjarja, këmbësoren me iniciale B. S., 87 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve;
N., 36 vjeç, pasi në Rrugën e Qelqit u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse dhe në gjendje të dehur, në masën 0.79 mg/l;
Ç., 29 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur në masën 0.63 mg/l, ka humbur kontrollin dhe është përfshirë në një aksident vetëm me dëme materiale.
Materialet procedurale do të referohen në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime hetimore të mëtejshme.
Top Channel