Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë organizoi një takim me stafin e Agjencisë Kombëtare të Rinisë, ku u diskutuan projektet më të mira për Rininë.
“Ligji i ri ‘për Rininë’ dhe ngritja së fundmi e Agjencisë Kombëtare të Rinisë janë dëshmia më kuptimplotë e qeverisë shqiptare për shtimin e vëmendjes ndaj rinisë, pjesës më vitale të shoqërisë.
Buxheti gjithmonë në rritje dhe konsolidimi i vazhdueshëm jo vetëm me burime njerëzore të kualifikuara, por edhe me një agjendë të plotë dhe të larmishme projektesh e aktivitetesh, janë garanci për mbarëvajtjen e këtij institucioni në përmbushje të misionit të tij dhe promovimin e të drejtave të të rinjve.
Sot, me stafin e përkushtuar dhe plot ide të kësaj agjencie, bashkëbiseduam rreth planit të aktiviteteve gjatë muajve të ardhshëm, si dhe ndamë pikëpamjet për të çuar përpara vetëm projekte të mira në shërbim të rinisë” – shprehet ministrja në statusin e saj në Facebook.
Top Channel