Reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit, si parashikohet moti këtë të shtunë
Dy persona janë arrestuar, dy janë vënë nën hetim, ndërsa një 54 vjeçar është shpallur në kërkim gjatë operacionit Tragjasi”.
Gjatë operacionit u sekuestruan 53 kg kanabis, një armë zjarri kallashnikov, tri armë gjahu dhe armë të ftohta. Personi i shpallur në kërkim është T. T., 54 vjeç, banues në Tiranë.
Vlorë
Vijon operacioni “Tragjasi”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Kapet dhe vihet në pranga shtetasi i shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni. Në vijim të operacionit policor të koduar “Tragjasi”, finalizuar rreth 6 muaj më parë nga Komisariati i Policisë Vlorë, në bashkëpunim me forcat policore të Stacionit të Policisë Orikum, si rezultat i të cilit u vunë në pranga 2 shtetas dhe u proceduan në gjendje të lirë dy të tjerë, si dhe u sekuestruan 53 kg lëndë narkotike cannabis, një armë zjarri kallashnikov, tri armë gjahu dhe armë të ftohta, ka vijuar puna për kapjen e shtetasit që ishte shpallur në kërkim. Si rezultat i një pune të vazhdueshme është bërë i mundur lokalizimi, kapja dhe ndalimi i shtetasit në kërkim T. T., 54 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas, në bashkëpunim me shtetasit e tjerë të arrestuar gjatë operacionit, ka kultivuar bimë të dyshuara cannabis sativa në disa parcela, në fshatin Tragjas. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel