Akuzat ndaj Trump në Senat/ Nëse shpallet fajtor në të ardhmen i ndalohet që të mbajë post zyrtar

26/01/2021 02:17

Dhoma e Përfaqësuesve e Shteteve të Bashkuara dorëzoi zyrtarisht akuzën ndaj ish-presidentit Donald Trump për nxitje rebelimi gjatë fjalimit para përkrahësve të tij në 6 janar, përpara sulmit në Kapitol.

Nëntë anëtarë demokratë të Dhomës së Përfaqësuesve, që do të shërbejnë si prokurorë, do të kalojnë përmes ndërtesës ku qindra mbështetës të zotit Trump u përplasën me policinë, duke lënë pesë të vdekur, për të dorëzuar akuzën në Senat, ku do të zhvillohet gjyqi ndaj ish-presidentit.

Një ritual i ngjashëm u krye për gjyqin e parë ndaj Trump janarin e kaluar. Ai është i vetmi president i Shteteve të Bashkuara i akuzuar dy herë për t’u shkarkuar nga detyra dhe i pari që do të përballet me gjyqin, pas largimit nga detyra. Nëse Senati e shpall fajtor, kjo mund të rezultojë në një votë për t’i ndaluar republikanit mbajtjen e një posti zyrtar në të ardhmen. Udhëheqësit e Senatit, që është i ndarë 50-50 mes dy partive, po ku demokratët sigurojnë shumicën falë votës së nënpresidentes Kamala Harris, kanë rënë dakord që të mos e fillojnë gjyqin deri në 9 shkurt.

Kjo i jep ish-presidentit Trump më shumë kohë për të përgatitur mbrojtjen dhe i jep mundësi Senatit të përqendrohet në konfirmimet e anëtarëve të Kabinetit. Dhjetë anëtarë republikanët të Dhomës së Përfaqësuesve u bashkuan me Demokratët në votimin për ta akuzuar Trump. Demokratët e Senatit do të kenë nevojë për mbështetjen e 17 Republikanëve për ta dënuar atë, një objektiv i vështirë për t’u realizuar, duke pasur parasysh popullaritetin e vazhdueshëm të Trump me votuesit republikanë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA