Rrëshqitja te rruga Vlorë-Orikum/ Aksi që duhet të mirëmbajë “Salillari” rrëshqet për herë të dytë brenda pak ditësh

25/01/2021 09:43

Shirat e vazhdueshëm në Vlorë kanë bërë që mbrëmjen e djeshme të rikthehet situata në rrugën nacionale Vlorë Orikum, në vendi e njohur si Zhironi.

Rruga ka pësuar rrëshqitje duke vështirësuar ndjeshëm qarkullimin e automjeteve në këtë aks por problematika edhe rrezik për dëmtime në bizneset e zonës, të cilët duke e parë të përsëritur fenomenin e shohin si një rrezik të çdo kohe.

Për Ismet Zenelin, pronar i një biznesi poshtë rrugës ky fenomen edhe pse është denoncuar disa herë vijon të jetë një shqetësim për mbarë zonën.

Edhe pse këtë problematik përsëritet shpesh firma Salillari që e mirëmban vetëm sa i ka hedhur zhavorr ose ka mbushur me beton ,asgjë më shumë , dhe pasojat duke qartë sot pas reshjeve të shiut.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA