Pas reshjeve të shumta të shiut përmbytjet janë rikthyer në Shkodër. Deri më tani janë përmbytur 1330 hektarë tokë.
Rruga e Obotit është e kalueshme vetëm me mjete të larta. Vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Mali i Vukatanit, fshati Ganjollë dhe në vendin e quajtur Harku i Bërdicës në fshatin Bërdicë e Sipërme.
Hidrometri në Dajç në orën 08.30, shënon kuotën 6.35m.(Kuota max 6.30 m).Në krahasim me raportimin e ditës së djeshme kemi rritje të nivelit të ujit me 60 cm. Hidrometri i Liqenit të Shkodrës në orën 08.30,shënon kuotën 8.58 m.(Kuota max 8.70 m). Në krahasim me raportimin e ditës së djeshme kemi rritje të nivelit të ujit me 40 cm. Hidrometri i lumit Drin në orën 08.30,shënon kuotën 7.15m. (Kuota max 7.50 m).Në krahasim me raportimin e ditës së djeshme kemi rritje të nivelit të ujit me 75 cm. Lumit Kir ka prurje të shumta.
Shkodër, më 25.01.2021
Informacion mbi situaten e përmbytjeve në territorin e Bashkise Shkodër, data 25.01.2021,ora 08.30 INSTITUCIONIT TE PREFEKTIT TË QARKUT SHKODËR SHKODËR
Nga monitorimi periodik në terren ditën e sotme datë 25.01.2021,ora 08.30, situata e përmbytjeve në terren vazhdon të jetë si më poshtë:
Hidrometri në Dajç në orën 08.30, shënon kuotën 6.35m.(Kuota max 6.30 m).Në krahasim me raportimin e ditës së djeshme kemi rritje të nivelit të ujit me 60 cm.
Hidrometri i Liqenit të Shkodrës në orën 08.30,shënon kuotën 8.58 m.(Kuota max 8.70 m). Në krahasim me raportimin e ditës së djeshme kemi rritje të nivelit të ujit me 40 cm.
Hidrometri i lumit Drin në orën 08.30,shënon kuotën 7.15m. (Kuota max 7.50 m).Në krahasim me raportimin e ditës së djeshme kemi rritje të nivelit të ujit me 75 cm.
Lumit Kir ka prurje të shumta.
Bashkia Shkodër
Siperfaqe totale e përmbytur 1330 Ha
Tokë e pakultivuar 398 Ha
Foragjere të dyta, jonxhe 890 Ha
Grurë 25 Ha
4.Dekorative 10 Ha
5.Pemtore 7 Ha
Nj.A. Ana e Malit
Rruga e Obotit është e kalueshme vetëm me mjete të larta. Niveli i ujit mbi rrugë arrin rreth 85 cm.
Ujësjellësi Oblika 1,si pasojë e përmbytjeve është jasht funksionit.
UKSH Vazhdon të furnizojë me ujë të pishëm banorët e fshatit Oblikë
Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 850Ha, kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan,Oblikë
Tokë e pakultivuar 220 Ha
Foragjere të dyta, jonxhe 610 Ha
Grurë 15 Ha
Pemtore 5Ha
Nj.A Dajç
1.Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 450 Ha, kryesisht në zonën e quajtur “Këneta e Dajçit” (fshatratMushan,Shirq,Suka-Dajç, Darragjat), nga të cilat :
Tokë e pakultivuar 170 Ha
Foragjere të dyta, jonxhe 260 Ha
Grurë 10 Ha
Decorative 10
Nj.A.Velipojë
Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 20 Ha.Kryesisht fshatrat Baks i RI, Luarz.
Tokë e pakultivuar 5 Ha
Foragjere të dyta, jonxhe 15 Ha
Nj. A. Guri i Zi
Vazhdon gerryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Mali i Vukatanit, fshati Ganjollë.
Nj.A.Bërdicë
Vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Harku i Bërdicës, fshati Bërdicë e Sipërme.
Nj.A.Rrethinat
Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 10 Ha, në fshati Zues (tokat në fushen e Oblikës)
Tokë e pakultivuar 3 Ha
Foragjere të dyta, jonxhe 5 Ha
Pemtore 2 Ha
Top Channel