Kryeministri Edi Rama pa në terren se çfarë përfitimesh kanë sjellë në bizneset agro bujqësore,  fondet  AZHBR përmes Programit IPARD II.

Ndalesa e parë në Maminas ku falë këtyre fondeve një sipërmarrës i zonës ka ngritur këtë serë për prodhimin e fidanëve perimorë me një sipërfaqe prej 3,993 m2.

Po në Maminas në njësinë adminstarative të Shijakut, kryeministri pa punën që po bëhet për ngritjen e një pike  grumbullimi në një sipërfaqe mbi 3.000 m2, me dhoma frigoriferike  për mbledhjen, ruajtjen dhe përpunimin e fruta-perimeve. Edhe ky investim është mbështetur me fonde nga AZHBR.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA