Reshjet e shumta të shiut në Elbasan kanë sjellë prurje të përrenjve.
Gjatë mbrëmjes janë përmbytur tre shtëpi, por me ndërhyrjen e zjarrfikësve situata është rikthyer në normalitet.
Aktualisht po punohet ne segmentin Mollas-Frashër pasi ka pasur bllokim të rrugës nga rënie e një masivi dheu. Gjithashtu edhe rruga Paper-Pajun është e bllokuar e po punohet.
Në Muriqan, Nj.A Gjergjan ka përmbytje gati 2 ha tokë bujqësore dhe 1 ha përmbytje në Nj.A Paper. Në Nj.A Hotolisht e Nj.A Polis në bashkinë Librazhd ka probleme me energjinë elektrike.
Informacion dt.25.01.2021
Ne qarkun e Elbasan gjate orëve te natës kemi pasur reshje shiu me intensitet kryesisht mesatar. Kane rene 40mm shi, por për shkak se vazhdojne prej gati 2 ditësh kane bere qe te kemi prurje te konsiderueshme te përrenjve dhe depërtimin e ujit ne disa banesa, dhe disa probleme ne disa akse rrugore për shkak te rënies se inerteve. Ne lagjen Nr.2 te bashkime Elbasan rreth ores 11.00 kemi pasur depërtim te ujit ne nje banese dhe ne vend kane qene forcat e zjarrfikeses ato te policise dhe te bashkise, situate qe ka vazhduar deri ne ora 01.00 te mëngjesit. Ne lagjen Nr.3 te bashkise Elbasan kemi pasur depertim te ujit ne dy banese ku ka nderhyre perseri forcat e zjarrfikeses ato te policise dhe te bashkise dhe kane eleminuar pranine e ujit. Ne akset rrugore ka pasur materiale te shumta inerte, aluvione e gure, te cilat jane pastruar nga firmat kontraktuese dhe nuk kemi probleme me qarkullimin. Aktualisht po punohet ne segmentin Mollas-Frasher qe ka pasur bllokim te rruges nga renie e nje masivi dheu. Problem kemi ne disa rruge rurale qe po punohet nga ASHP e bashkise ku me problem eshte rruga Paper-Pajun qe eshte e bllokuar e po punohet. Ne Muriqan, Nj.A Gjergjan, bashkia Elbasan kemi permbytje gati 2 ha toke bujqesore dhe 1 ha permbytje ne Nj.A Paper, bashkia Elbasan. Nuk kemi problem ne furnizimin me energji elektrike pervec Nj.A Hotolisht e Nj.A Polis ne bashkine Librazhd.
Top Channel