
Kryeministri italian Giuseppe Conte do të japë dorëheqjen e tij ditën e nesërme, njoftoi zyra e tij.
“Pas një takimi me kabinetin nesër në mëngjes, Conte do të shkojë të takojë Presidentin, Sergio Mattarella. Qëllimi i vizitës do të jetë për të dhënë dorëheqjen”, tha zyra e kryeministrit në një deklaratë.
Ky vendim mund të shkaktoi pasiguri për shkatërrimin e qeverisë italiane dhe zhytjen e vendit në një kaos politik ndërsa po përballen me pandeminë e koronavirusit dhe reduktimin e dozave të vaksinave.
Deri tani, më shumë se 80 mijë italianë kanë ndërruar jetë nga koronavirusi. Qeveria e Conte, e cila po bënte përparim të ngadaltë, por të qëndrueshëm në lidhje me vaksinimin e punonjësve të saj të shëndetit publik, ka kritikuar kompaninë Pfizer për një mungesë të dozave të vaksinave.
Top Channel