VLORË- Një aksident tragjik i ka marrë jetën një personi në Vlorë. Burime për Top Channel bëjnë me dije se viktima është një punonjës i policisë së Shtetit i identifikuar si Nuri Malaj, 50-vjeçar.
Aksidenti tragjik ka ndodhur në hyrje të qytetit të Vlorës. Në aksident janë përfshirë dy makina.
Mësohet se viktima ka mbetur i bllokuar në makinë, ndërsa forcat zjarrfikëse dhe policia po punojnë për nxjerrjen e trupit të tij.
Nga pamjet e siguruar nga Top Channel shihet se në aksident janë përshirë një automjet tip “Mercedez-Benz” dhe një “BMW. Mësohet se polici udhëtonte më makinën tip Benz.
Kujtojmë se jo më larg se ditën e djeshme një tjetër aksident i rëndë ndodhi në Vlorë, ku një makinë përplasi një grua, ndërsa shoferi u largua nga vendi i ngjarjes. Po ashtu ditën e djeshme një aksident tragjik ndodhi në aksin Pogradec-Korçë ku një makinë përplasi për vdekje një këmbësor.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 22:00, në rrugën Transballkanike pranë IEVP Vlorë, mjeti tip “Bmw” me drejtues shtetasin A. V., është përplasur me mjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin N. M.
Si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në vendngjarje shtetasi N. M.
Sherbimet e policisë kanë bërë shoqërimin e shtetasit A. V., në Komisariat, për veprime të mëtejshme.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Top Channel