Balliu në Open: Përgjimet do thellohen, Ndragheta ka kapur ndërtimin dhe shëndetësinë
25/01/2021 22:50
Përgjimet e antimafias italiane të publikuara nga mediat hodhën pikëpyetje për lidhje mes grupit kriminal Ndraghetës dhe disa politikanëve në qeverisje. Këto përgjime të publikuara nga mediat kanë shkaktuar debate të forta publike në Shqipëri.
Kjo është tema e diskutimit në Open në Top Channel. Për botuesin Fahri Balliu përgjimet tregojnë korrupsonin galopant të kësaj qeverie.
“Janë dhënë mbi 1 mijë leje ndërtimi. Krijohen hapësira vetëm për të ndërtuar. Nga vijnë këto para. Përgjimet do të thellohen. Përgjimet tregojnë se Ndragheta ka kapur ndërtimin dhe shëndetësinë.
Korrupsioni i Ramës dhe Veliajt janë shumë më i madh, ia ‘fusin’ Ndraghetës për korrupsin”- tha Balliu.
Top Channel