​Italia paralajmëron masa ligjore për shkak të vonesës së vaksinave

25/01/2021 08:48

Italia do të marrë masa ligjore dhe do të rrisë presionin në Bruksel ndaj Pfizer dhe AstraZeneca për shkak të vonesave në shpërndarjen e vaksinave kundër COVID-19, deklaroi sot ministri i Jashtëm italian Luigi Di Mayo.

Qëllimi është që kompanitë të vendosin sasinë e vaksinës që premtuan dhe të mos kërkojnë dëmshpërblim, tha Di Mayo për televizionin shtetëror RAI.

“Kjo është një marrëveshje evropiane që Pfizer dhe AstraZeneca nuk e respektojnë dhe për këtë arsye ne do të marrim masa ligjore. Ne po punojmë në mënyrë që plani ynë për vaksina të mos ndryshojë”, tha ai, raporton Reuters.

I pyetur pse ai mendon se kompanitë farmaceutike u detyruan të shpallin shkurtime, Di Mayo tha se janë duke aktivizuar të gjitha kanalet, kështu që Komisioni Evropian po bën gjithçka për t’u siguruar që ato të respektojnë marrëveshjet e tyre.

Më herët sot, presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, tha se BE do të përdorte mjete ligjore për të siguruar që kompanitë farmaceutike të respektojnë marrëveshjet për shpërndarjen e vaksinave kundër COVID-19.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA