Nju Jork/ “Ai po më kafshon”, 31-vjeçarja rrëfen sulmin e tmerrshëm në rrugë

24/01/2021 17:44

Një grua nga Nju Jorku u shpreh se ndihej sikur po e sulmonin kafshët teksa një grup meshkujsh iu afruan për ti kafshuar fytyrën dhe shqyer trupin.

31-vjeçarja, e cila nuk është identifikuar, përjetoi sulmin e tmerrshëm pranë një dyqani në një lagje të Manhattanit, raporton NBC New York. Ngjarja ndodhi rreth orës 6 të pasdites të së hënës, kur disa burra i ofruan të blinte një shishe verë, por ajo refuzoi.

“Unë nuk mund ta besoj, ishin si kafshë. Thjesht mbaj mend që bërtisja me të gjithë fuqinë time duke thënë: ‘Ai po më kafshon! Ai po më kafshon!’ Ai më kafshoi vetullën time dhe vazhdonte të hapte gojën për të më shqyer. Mu duk sikur donin të më shkatërronin duke më pështyrë e rrahur”, tha ajo.

Gjatë sulmit, dikush i vodhi edhe telefonin me vlerë 750 dollarë. Ndërkohë, policia ka ofruar 2500 dollarë shpërblim për këdo që i jep informacion për sulmuesit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA