Krim për xhelozi? Kaluan mbrëmjen në vilë, 19-vjeçari italian vret të dashurën

24/01/2021 17:24

Itali – Trupi i pajetë i një vajze 17-vjeçare u gjet i hedhur në një zonë të thellë në Monte San Calogero, Palermo.

Ishte i dashuri i saj, i cili shoqëroi karabinierët në vendin e ngjarjes dhe më pas rrëfeu se e kishte vrarë vetë.

Ditën e shtunë, adoleshentja e identifikuar si Roberta Siragusa ishte zhdukur prej disa orësh dhe prindërit ngritën alarmin për zhdukjen e saj. Policia nisi kërkimin ndërsa po merrte në pyetje njerëzit më të afërt në vajzën.

Rreth orës 09:30 të mëngjesit të sotëm, i dashuri i saj, Pietro Morreale u paraqit në komisariat, i shoqëruar nga prindërit dhe avokati mbrojtjes për të rrëfyer krimin.

Mbrëmjen e së shtunës, ata e kaluan së bashku në një vilë, pavarësisht së është e ndaluar nga pandemia e koronavirusit. Sipas fjalëve që qarkullonin në fshat, të dy patën një debat për shkaqe xhelozie, por ende nuk është konfirmuar nga karabinierët, të cilët po hetojnë për të gjetur prova.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA