Emrat/ I kërkonin në çdo cep të Italisë, tre grabitësit shqiptarë arrestohen te berberi një ditë para se të riktheheshin në vendlindje

24/01/2021 18:53

Zgjidhnin apartamente lehtësisht të arritshme, kryesisht në katet e para të ndërtesave dhe godisnin më së shumti në zona jashtë rrugëve kryesore. Pasi caktonin objektivin, dy vetë hynin në shtëpi, i treti bënte roje.

Kjo ishte mënyra e veprimit të një bande grabitësish, përgjegjëse për një sërë vjedhjesh në Alessandria të Italisë, veçanërisht në zonat e Cristo dhe Orti, dhe Acqui Terme. Tre të rinj tek të njëzetat, të gjithë me kombësi shqiptare, përfunduan në pranga. Rogersiano Qarku, 24 vjeç, dhe Kristian Kolaj e Taulant Leti, përkatësisht 22 dhe 25 vjeç, ishin në Itali prej tre muajsh pa kontakte të qëndrueshme, por me vizë turistike.

Mënyra sesi u bë prangosja e tyre ishte mjaft e rrallë: që të tre u arrestuan tek berberi, vetëm një ditë përpara se të merrnin avionin nga Malpensa për tu kthyer ne vendlindje. Baza e tyre ishte një shtëpi në San Rocco di Gamalero, e cila u kontrollua nga policia, ku u gjet edhe çanta me veglat që përdornin për të hyrë nëpër banesa, të cilat përfshinin leva, kaçavida, elektrikë dhe doreza.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA