Një vit pasi Wuhani futi fjalën izolim në të folurën globale, qyteti e kaloi përvjetorin, të shtunën, në një përzierje krenarie, nga dalja nga kthetrat e virusit, por edhe kujdesi dhe frike për një rikthim tjetër.
Një vit më parë, Wuhani shokoi botën duke detyruar 11 milionë qytetarë të mbërthyer nga ankthi të qëndrojnë në shtëpi duke filluar një izolim traumatik 76 ditor që nënvizonte kërcënimin e madh nga një patogjen misterioz që po përhapej në qytet. Në orën 10 të paradites, transporti publik u mbyll dhe dalja nga qyteti ishte e ndaluar pa leje të posaçme. Një heshtje e thellë mbizotëronte kudo. Por ndërsa përballja e botës me pandeminë, vazhdon, Wuhani sot nuk është më ai qyteti fantazëm i një viti më parë, me trafikun që nuk ndalet, trotuaret që gumëzhijnë dhe njerëzit që mbushin plot parqet dhe mjetet e transportit publik.
Sot, shkencëtarët por edhe banorët e Wuhanit, insistojnë se virusi e kishte origjinën diku tjetër. Shumë shkencëtarë të njohur, bazuar në shpërthimet e mëparshme, besojnë se burimi më i mundshëm i koronavirusit është një burim natyral, një kalim i virusit nga lakuriqi i natës tek njeriu, ndoshta përmes një specieje të ndërmjetme. Por, profesori virolog kinez, Shi Zhengl, ka cituar studime që sugjerojnë se virusi ekzistonte jashtë kinës para rastit të parë të njohur në Wuhan, në dhjetor 2019. Sidoqoftë kina, ka dhënë pak prova për të treguar punën që ka bërë në kërkim të burimit. Dhe shkencëtarët po fillojnë të dyshojnë nëse ndonjë përgjigje do të vijë, ndonjëherë…
Top Channel