Biden kërkon nga organet e sigurisë të vlerësojnë kërcënimin e ekstremizmit të dhunshëm në SHBA

23/01/2021 22:45

Presidenti amerikan Joe Biden ka kërkuar nga organet e sigurisë dhe agjencitë e inteligjencës, që të vlerësojnë shkallën e ekstremizmit të dhunshëm në Shtetet e Bashkuara.

Kështu të paktën është paralajmëruar nga Shtëpia e Bardhë, pasi që një grup demonstruesish që kanë përkrahur ish-presidentin Donald Trump ishin futur dhunshëm në ndërtesën e Kongresit amerikan.

“Sulmi në Capitol gjatë 6 janarit dhe vdekjet tragjike që kanë ndodhur kanë nxitur atë që ne e quajmë: rritje e ekstremizmit të dhunshëm në familje, që është më serioze dhe kërcënim i madh për sigurinë kombëtare”, ka bërë të ditur Jenn Psaki, zëdhënëse në Shtëpinë e Bardhë, shkruan AP.

Ajo ka theksuar se janë të nevojshme disa veprime të reja, dhe se kjo çështje mbetet prioritet për administratën e re amerikane.

“Duhet bërë më shumë. Për këtë presidenti ka angazhuar një ekip për Siguri Kombëtare që të kryej këtë analizë, qysh në ditën e dytë të tij në funksion si president”, ka shtuar Psaki.

Vlerësimin e kërcënimit duhet ta kryejnë edhe nga Zyra e Drejtorit për Siguri dhe organet e tjera si FBI, që do të përdorin të gjitha kapacitetet për të vepruar sa i përket kësaj çështje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA