Ankaraja hedh poshtë bashkëpunimin trepalësh të mbrojtjes, akuzon Greqinë për shkelje të hapësirës ajrore mbi Egje
Victoria në Australi prej 17 ditësh nuk ka të regjistruar as edhe një rast të ri lokal me COVID-19, kurse zyrtarët e këtij vendi po bëjnë të pamundurën që një situatë e tillë pandemike të mos ndikojë në turnirin e tenisit “Australian Open”, që pritet të mbahet gjatë muajit të ardhshëm.
Megjithatë në mesin e sportistëve që kanë udhëtuar, kanë rezultuar pozitiv në testin e coronavirusit. Madje 72 prej tyre që do të marrin pjesën në turnirin prej 8 deri më 21 shkurt, janë mbyllur në dhomat e hoteleve ku do të qëndrojnë të mbyllur për dy javë.
Tenistja spanjolle Paula Badosa është lojtarja e parë që dje është konfirmuar si rasti i parë që ka rezultuar pozitive në testin e COVID-19.
Australia ka kaluar më mirë sesa shumica e vendeve të zhvilluara gjatë pandemisë së coronavirusit – kjo për shkak të mbylljes së shpejtë të kufijve, izolimit, karantimit për pasagjerët e huaj si dhe numrin e madhe të testuarve.
Top Channel