Tragjedi në Itali/ Vdes 10 vjeçarja, mbyti veten me rrip për të realizuar sfidën e Tik Tok

22/01/2021 09:33

Itali – Një vajzë e vogël, e moshës 10 vjeçare humbi jetën për shkak të një sfide ekstreme në rrjetin social Tik Tok.

Ajo kishte kryer aktin ekstrem të mbytjes dhe përfundoi në koma, por mjekët në Palermo nuk mund të bënin asgjë për ta shpëtuar. Në mes të tensionit për të vendosur se çfarë do të bënin, prindërit ranë dakord për heqjen e organeve.

Prokuroria ka hapur një dosje për të hetuar mbi historinë e fëmijës që humbi jetën si pasojë e lojës në Tik Tok. Mediat italiane bëjnë me dije se kishte vendosur një rrip në fyt dhe e kishte shtrënguar për disa minuta derisa u asfiksua.

Ndërsa hetuesit pritet të shqyrtojnë të gjitha mesazhet dhe bisedat në telefonin e vajzës së vogël për të mësuar nëse ka pasur ndonjë presion nga miqtë. Një zëdhënës i Tik Tok ka reaguar për ngjarjen e rëndë duke thënë: “Do të qëndrojmë pranë familjes së fëmijës dhe në dispozicion të autoriteteve. Ne po përballemi me një ngjarje tragjike dhe ju shprehim ngushëllimet tona të sinqerta familjarëve dhe miqve të fëmijës. Siguria e komunitetit Tik Tok është përparësia jonë kryesore, ne jemi në dispozicion të autoriteteve kompetente për të bashkëpunuar në hetimet e tyre”. 

Sfida e Blackout –  Vajza e vogël mori pjesë në sfidën e Blackout, i cila i bën pjesëmarrësit të përpiqen të prekin kufirin midis jetës dhe vdekjes. Ata që marrin pjesë mbyten derisa të bie të fikët. Videot po përhapen në internet duke shpjeguar se si funksionon. Kjo gjë praktikohej me përdorimin e litarëve ose krahëve të vendosur rreth qafës. Sipas tyre, qëllimi do të ishte përjetimi i tronditjes së të qenit pa oksigjen sikur të ishit 7,000 metra mbi nivelin e detit ose në prag të vdekjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA