![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2025/02/900-0-1731682509x900-0-1731682278xputin-scholz-409-604_sd-800x450.jpg)
13/02 08:30
585 persona janë konfirmuar me COVID-19 dhe 28 pacientë kanë ndërruar jetë gjatë 24 orëve të fundit në Greqi.
Në raport me ditën e djeshme numri i infektimeve është rritur pasi dje janë konfirmuar 509 raste, ndërkohë që kanë humbur jetën 3 persona më shumë.
Numri total i infektimeve nga koronavirusi nga shkuar 151041, ndërkohë që numri i viktimave është 5598 në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë, duke përfshirë edhe përditësimet e ditës së sotme.
Vaksinimi në Greqi ka nisur më datë 27 dhjetor, si në shumicën e vendeve evropiane me Pfizer.
Top Channel