Mbi 98 milionë raste me COVID-19 në mbarë botën

22/01/2021 09:16

Numri i të prekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në mbarë botën ka shkuar në mbi 98 milionë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë, deri më tani në mbarë botën janë regjistruar 98.089.877 raste me COVID-19.

Ndërkohë numri i personave që kanë humbur jetën për shkak të virusit është rritur në 2.100.404.

Me gjithsej 25.196.086 raste dhe 420.285 jetë të humbura, SHBA-ja është vendi më i prekur nga pandemia.

SHBA-ja ndiqet nga India me 10.626.200 raste, Brazili me 8.699.814, Rusia 3.655.839, Britania e Madhe 3.543.646, Franca 2.987.965, Spanja 2.560.587, Italia 2.428.221, Turqia 2.412.505, Gjermania 2.108.895, Kolumbia 1.972.345, Argjentina 1.843.077, Meksika 1.711.283, Polonia 1.457.755, Afrika e Jugut 1.380.807, Irani 1.354.520, Ukraina 1.177.621 dhe Peruja me 1.082.907 raste.

Ndërsa në humbjen e jetëve renditet SHBA-ja me 214.228, e cila ndiqet nga Brazili me 214.228, India 153.067, Meksika 146.174, Britania 94.580, Italia 84.202, Franca 71.998, Rusia 67.837, Irani 57.157, Spanja 55.041, Gjermania 51.151, Kolumbia 50.187, Argjentina 46.355, Afrika e Jugut 39.501, Peruja 39.274, Polonia 34.561, Indonezia 27.203, Turqia 24.640, Ukraina 21.499 dhe Belgjika me 20.572.

Në të gjithë botën, deri më tani janë shëruar 70.467.972 persona të infektuar me virusin ndërsa ende 25.521.501 të prekur vazhdojnë trajtimin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA