Marinsi ra në “kurthin e mjaltit”/ Spiunia kineze gjendet e fshehur në bazën ajrore

22/01/2021 11:11

Një grua, e cila dyshohet se është spiune kinezë u gjet e fshehur në gardërobën e një baze të Marinës britanike, ku sipas mediave vendase kishte qëndruar për me shumë se 2 javë me të dashurin e saj.

Grua gjysmë e zhveshur po përpiqej të fshihej mes rrobave të të dashurit të saj që është teknik avionësh. Ngjarja ndodhi në Somerset. Tekniku, pjesë e njësisë Komando këmbënguli përpara eprorëve të tij se bëhet fjalë për të dashurën e vet dhe se shtetasja kineze nuk është spiune.

Megjithatë kolegët dyshojnë se mund të jetë viktimë e një të ashtuquajturi “kurth mjalti”. Në botën e spiunazhit, një përcaktim i tillë i bëhet momentit kur agjentët sekretë i joshin objektivat e vet në mënyrë që të nxjerrin prej tyre informacione sekrete.

Gruaja e lindur në Azi por mbajtëse e një pasaporte holandeze, u largua nga baza më roje të armatosura. Sipas the Sun, tekniku pretendon se është takuar me të renë që në 2019-tën dhe e kishte fshehur atë në bazë që prej Krishtlindjeve.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA