“Do të hakmerremi!”/ Irani kërcënon me “dron” Donald Trumpin

22/01/2021 14:23

Nga profili në Twitter i liderit Suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, është bërë një postim i cili është interpretuar menjëherë si kërcënim për ish presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

Postimi përmban foto të një njeriu që i ngjason ish kreut të Shtëpisë së Bardhë duke luajtur golf dhe mbi të, ka rënë hija e atij që duket si avion luftarak ose dron. “Hakmarrja është e pashmangshme”, thuhet në postim. Sipas mediave të mëdha të huaja si BBC e Reuters, kjo duket si një paralajmërim për hakmarrjen ndaj vrasjes së kreut të lartë ushtarak të republikës islamike, Qasem Soleimani.

Disa përdorues të Twitter-it bënë thirrje që gjiganti i mediave sociale ta pezullojë llogarinë e Ajatollahut. Twitter mbylli llogarinë e Trumpit në fillim të këtij muaji pasi ai publikoi postime të cilat konsiderohej se kanë nxitur dhunën ndaj Kongresit amerikan më 6 janar, teksa po certifikohej rezultati i zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit. Qasem Soleimani u vra nga një sulm amerikan me dron në Bagdad vitin e kaluar. Trump pat thënë asokohe se ai gjenerali ishte përgjegjës në mënyrë të drejtpërdrejtë apo qoftë edhe të tërthortë për vdekjen e qindra trupave amerikane dhe sipas tij, po planifikonte edhe sulme të tjerë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA